Gjendet një rojtar pa shenja jete në vendin e punës
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njoftoi se një rojtar është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.
“Prishtinë / 21.09.2024 – 19:15. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim