Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, Policia: Rasti është nën hetim
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 05:30 të mëngjesit është gjetur një person pa shenja jete në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh policia ka bërë me dije se rasti është nën hetim.
Sipas këtij raporti, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.
“Prishtinë /21.12.2023 – 05:30. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, është thënë në raportin e Policisë.