Gjendet një burrë i vdekur në afërsi të një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Lipjan
Policia e Kosovës raporton se është gjetur një person pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri në Lipjan.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, mjeku kujdestar që e ka konstatuar vdekjen e viktimës si dhe policia.
Shtëpia ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jenë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, si dhe rasti është në proces hetimor.
RAPORTI I PLOTË:
Lipjan 13.07.2023-23:33.
Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor