Gjendet i vdekur një burrë në Lladrofc të Podujevës
Është gjetur i vdekur një burrë në Podujevë, saktësisht në fshatin Lladrofc.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Nacionale se ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.
“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në fshatin Lladrofc të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jetë. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje ka treguar se rasti është duke u hetuar.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmojnë hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.
