Gjendet i vdekur një burrë në banesën e tij në Mitrovicë
Një burrë është gjetur i vdekur të shtunën në banesën e tij në Mitrovicë.
Vdekja e tij po cilësohet si e dyshimtë dhe po hetohet.
Njoftimi i plotë:
VDEKJE E DYSHIMTË /Mitrovicë 22.10.2022 – 14:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për Obduksion.
