Gjendet i vdekur një 16 vjeçar në Junik
Raportohet se është gjetur i vdekur një 16 vjeçar në bjeshkët e Junikut.
Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Klan Kosova, i cili tha se viktima është gjetur në Gropën e Erenikut që ndodhet në bjeshkët e Junikut.
Ai tutje ka thënë se vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, nodnëse shtoi se që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar si Hetim mbi vdekjen”, shtoi Gashi.
