Gjendet e zhdukura nga Prizreni
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur gruaja që raportohej si e zhdukur në Prizren.
Me anë të një njoftimi në Facebook të policisë së Kosovës, thuhej se personi që raportohej si i zhdukur, është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me te cilin bashkëjeton që nga data e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit.
“Me date 26 Nëntor 2022,rreth orës 12:00, si rezultat i përpjekjeve te pandërprera te hetueseve policor ,pas ndërmarrjes se veprimeve te duhura hetimore dhe pas publikimit te fotografisë ne rrjetet sociale, është arrite qe te kontaktohet viktima e rastit Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997 e cila ka qene e raportuar nga familjaret e saje si “Person i Zhdukur “ qe nga data 09.11.2022”, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje, nga policia thonë se e njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo te gjitha veprimet i ka bere me vetë dëshirë ,nuk është Kanosur as Detyruar nga askush.
“Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Pune Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiu lidhur me faktin se ajo me date 09.11.2022 ne momentin e largimit te saje nga shtëpia e bashkëshortit, e len te braktisur fëmijën ( vajzën ) e saje njëvjeçarë.Te gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bere ne koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.