Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, jetonte e vetme në shtëpinë e saj
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur një grua pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Dobrava të Leposaviqit.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se viktima jetonte e vetme në shtëpinë e saj ku është gjetur pa shenja jete.
Policia ka treguar se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.
“Fsh. Dobrava, Leposaviq 30.05.2025 – 13:48. Viktima femër kosovare (e cila ishte duke jetuar e vetme) është gjetur e shtrirë-pa shenja jete në shtëpinë e saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, është thënë në raportin e Policisë.