Gjendet e vdekur një grua 75-vjeçare në Fushë Kosovë - NACIONALE

Gjendet e vdekur një grua 75-vjeçare në Fushë Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua e moshës 75-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Bresje të Fushë Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në drejtorin rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka nbërë të ditur se policia ka nisur hetimet, ku rasti është duke u trajtuat si vdekje e dyshimtë.

Rreth orës 17:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës. Viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.” – ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme