Gjendet e pajetë një shtetase gjermane në një hotel - NACIONALE

Gjendet e pajetë një shtetase gjermane në një hotel

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Prizren, ku një grua 82-vjeçare me shtetësi gjermane është gjetur pa shenja jete brenda një hoteli.

Rastin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se e ndjera ishte mysafire në Kosovë.

Sipas policisë, njoftimi është pranuar rreth orës 08:05 nga shërbimi emergjent i qytetit.

“Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 08:05, policia është njoftuar nga shërbimi emergjent i qytetit se në një dhomë hoteli në Prizren është gjetur pa shenja jete një femër rreth 82 vjeçare, shtetase gjermane, e cila ishte mysafire në Kosovë”.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Janë intervistuar dëshmitarët dhe është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe hetimet lidhur me këtë rast janë në proces”, thuhet tutje në konfirmim

Lajme të ngjashme