Gjenden tre mjete shpërthyese në Rahovec
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, tre mjete të dyshuara shpërthimi janë gjetur dje nga një burrë në Rahovec.
Ky i fundit gjeti mjete shpërthyese të tipit A-6 dhe hasi në 100 fishekë.
“Dejnë, Rahovec 18.06.2024-15;40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se përderisa ishte duke punuar me ekskavator, ka hasur në tri mjete të dyshuara shpërthyes të tipt A-6 dhe rreth 100 fishekë”, shkruan në raportin policor ku u informua edhe njësia për deminim.