Gjatë shkurtit si fazë kalimtare të ndalimit të dinarit s’ka ndëshkime, thotë Kurti - NACIONALE

Gjatë shkurtit si fazë kalimtare të ndalimit të dinarit s’ka ndëshkime, thotë Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë periudhës kaluese të ndalimit të dinarit si mjet pagese ligjore në Kosovës – përkatësisht muajit shkurt – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “brenda kompetencave” të Qeverisë së Kosovës “nuk do të ketë masa ndëshkuese”.

Kështu ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në rrjetin “X” ku madje u ka bërë thirrje edhe shtyllave të tjera të pushtetit për mosndëshkim gjatë fazës tranzitore.

Kurti, në Bloomberg, dhe dje në një adresim në Facebook e ka dhënë muajin shkurti si faza tranzitore e hyrjes në fuqi të Rregullores së amandametuar të BQK-së.

“Qeveria e Kosovs, brena kompetencave të saj, nuk do të merr masa ndëshkuese gjatë periudhës kaimtare dhe është duke bërë thirrje edhe te shtyllat e tjera që të mbajnë qëndrim të njëjtë në detyrë. Po punojmë për informacion më gjithpërfshirës, të cilën do ta shpalojmë ditëve në vijim”, ka shkruar Kurti në “X”.

Lajme të ngjashme