Gjatë 2023’ës IPK hetoi 156 zyrtarë policorë dhe rekomandoi suspendimin e 71 prej tyre
Inspektorati Policor i Kosovës në raportin e publikuar për vitin 2023 njofton se kanë hetuar plot 156 punonjës të Policisë së Kosovës ndërsa kanë rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë.
”IPK gjatë vitit 2023 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1697 ankesa. Prej tyre 1145 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 540 nga to janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale (pjesa tjetër janë përcjellë në institucione tjera dhe në Departamentin e Inspektimeve)”, është thënë në komunikatën e raportit vjetor.