Gjashtë të vdekur nga rrokullisja e një autobusi në Turqi
Gjashtë persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë lënduar nga një aksident i rëndë në Turqi, ku një autobus e goditi rrethojën e rrugës dhe u rrokullis përtej saj në Kirklareli.
Në vendin e ngjarjes shkuan ekipe të ndihmës mjekësore, zjarrfikësve dhe policisë, raporton gazeta “Cumhuriyet”.
Të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa vendin e aksidentit e vizitoi guvernatori rajonal, Birol Ekici. Ai tha se autobusi ishte nisur nga Edirne për në Bodrum.