Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë.

Një rast është raportuar në Prishtinë, një në Viti, Ferizaj, Pejë, Gjakovë e Mitrovicë.

RASTET:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 01.09.2022 – 18:15. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin dyshuari është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Viti 31.08.2022 - 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 01.09.2022 - 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 01.09.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 31.08.2022 - 19:15. Më 01.09.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë 01.09.2022 - 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Lajme të ngjashme