Gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit është raportuar për 6 raste të dhunë në familje në Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rastet e përdorimit të dhunës në familje janë në Prishtinë, Hajvali, Lipjan, vushtrri e Ferizaj.
Sipas policisë, dje në Prishtinë, pas një mosmarrvëshje është sulmuar fizikisht një femër, ndonëse për një tjetër rast poashtu në Prishtinë policia raporton se është arrestuar një person pasi njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre. Policia poashtu bënë të ditur se si pasojë e rastit viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në anën tjetër, një person në Hajvali ka raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga dy të dyshuar.
Në Lipjan është arrestuar një person pasiqë ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike n daj një femre.
Ndërkohë, edhe në Vushtri poashtu raportohet se është arrestuar një person pasiqë për shkak të një konflikti verbal i kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull. Policia njofton se si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
I njëjti rast kishte ndodhur edhe në Ferizaj ku ishte arrestuar një person pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur viktimat një femër dhe një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.