Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 6 raste të dhunës në familje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dy raste janë në Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Lipjan, dhe Vushtrri.
Policia njofton se nga këto 6 raste janë arrestuar 4 persona. Në Lipjan raportohet se janë përleshur kunatat pas një mosëmarrëveshje dhe me vendim të prokurorit që të dyja janë dërguar në mbajtje. Në anën tjetër, në Prishtinë është arrestuar poashtu një burrë pasi I njëjti kishe ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij. Me vendim te prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Në anën tjetër, një grua në Prizren ka raportuar se kunati i saj në vazhdimësi i shkakton dhunë psiqike duke e kanosur se do t’ia lëndojë fëmijët. Për shkak të shqetësimeve, gruaja është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit.
Edhe në Gjakovë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë ndaj saj, ndonësë i njëjti është dërguar në mbajtje.
Në anën tjetër, edhe në Vushtrri një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka dëbuar nga shtëpia.
“Lipjan 24.11.2022 – 22:46. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare (kunata), pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarave i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. Prishtinë nëntor 2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
