Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 22.03.2026 – 03:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE

Fushë Kosovë / 21.03.2026 – 22:00-05:00. Me 22.03.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë / 22.03.2026 – 02:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe e kishte larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Deçan / 22.03.2026 – 15:30. Është raportuar se dy viktimave një femre dhe një mashkulli kosovar –i dyshuari mashkull kosovar u ka shkaktuar dhunë psikike dhe kanosje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Pejë / 22.03.2026 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psikike duke e kërcënuar, ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Skenderaj / 22.03.2026 – 03:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari dhe nga ai janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 12 fishekë për të cilat i dyshuari posedonte leje. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme