Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

· Graqanicë 14.05.2026-07:00. Raportohet se një mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit e ka shqetësuar dhe e ka larguar nga shtëpia nënën e tij. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

· Lipjan 14.05.2026 – 22:30. Raportohet se vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-resë së saj. E dyshuara është intervistuar, me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj. Rasti nën hetime.

· Obiliq, 14.05.2026 – 19:00. Është raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes. I dyshuari është intervistuar, i njëjti me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar në strehimore. Rasti nën hetime.

· Prishtinë 14.05.2026 – 18:00. Viktima femër kosovare është sulmuar nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është në kërkim të policisë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë 14.05.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka ofenduar dhe kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë 14.05.2026 – 20:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht të dashurin e saj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme