Gjakovë: Shkoi për vizitë te nëna e saj, vajza dhunohet nga një mashkull
Një vajzë ka raportuar në polici se është dhunuar në mënyrë sistematike nga një i dyshuar mashkull në Gjakovë.
Sipas policisë, ajo ka thënë se për herë të fundit rasti ka ndodhur kur ka shkuar për vizitë të nëna e saj.
Raporti i plotë i PK-së:
DHUNIM /Gjakovë 10.07.2022-22:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se, para disa ditëve kur kishte shkuar tek nëna e saj për vizitë, i dyshuari mashkull kosovar e kishte dhunuar dhe sipas viktimës kjo ka ndodhur në mënyrë sistematike. Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke hetuar rastin.