Gjakovë: Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual
Një i dyshuar për sulm seksual në Gjakovë, është arrestuar nga Policia.
Njoftimi:
SULM SEKSUAL
Gjakovë / 23.03.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima është intervistuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.