Arrestohen e pastaj lirohen dy gra në Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje - NACIONALE

Arrestohen e pastaj lirohen dy gra në Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy gra në dy raste të ndara në Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, në një rast një grua ka sulmuar fizikisht një burrë.

Ndërsa në rastit tjetër, gruaja dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj një burri.

Dy gratë janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 25.10.2023-18:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë,25.10.2023-19:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta e kishte shkaktuar dhunë psiqike ndaj viktimës mashkull. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme