Giovanni Pietro Barban emërohet shef i ri i EULEX-it - NACIONALE

Giovanni Pietro Barban emërohet shef i ri i EULEX-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Evropian e ka emëruar Giovanni Pietro Barban si shef të ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Ky, pritet që ta zëvendësojë Lars Gunnar Vigemark në këtë pozitë.

Barbano është gjeneral-major i karabinierëve italianë.

Mandati i tij si shef i EULEX-it pritet që të jetë nga 26 qershori dhe do të vazhdojë deri më 14 qershor të vitit 2025.

Vlen të theksohet, se së fundi, Këshilli po ashtu e ka zgjatur mandatin e misionit të EULEX-it deri më 14 qershor 2025.

Lajme të ngjashme