Gërxhaliu për rregulloren e BQK-së: Vendim i duhur por në rrethana të gabuara
Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në emisionin TEMPUS ka thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon pagesën me valuta të tjera përveç euros, është vendim i duhur por që sipsa tij, në kohë të gabuar.
Ai tha se sistemi bankar në Kosovë ka qenë i rregulluar me shumë ligje nga viti 1999-2001, por edhe me rregulloren e BQK-së.
“Mendoj se ka qenë një vendim i duhur në rrethana dhe kohë të gabuar. Paramendojeni, ju jeni nën masa dhe sanksione të Bashkimit Evropian dhe e elektrizoni situatën në Kosovë. Vërtet, një gabim që do t’i kushtojë qytetarëve të Kosovës. Lind pyetja kush do të mbajë përgjegjësi për një prolongim të sanksioneve falë një eksperimenti të tillë”, tha Gërxhaliu në “Tempus“.
Sipas tij, pasi rritet numri i ushtarëve dhe sigurohet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, vjen vendimi i tillë.
“E tëra kjo besoj që do t’i shkoj në favor Serbisë. Në aspektin diplomatik, Kosova po i humb miqtë dhe shtetet që e kanë mbështet pavarësinë”