Gërxhaliu për çmimin e lartë të naftës: Zgjidhja ekziston, duhet guxim politik
Ish-Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka reaguar për çmimin e lartë të naftës në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Gërxhaliu ka thënë se sikur sot Qeveria e Kosovës të largojë apo të pezullojë përkohsisht akcizën e naftes, çmimi do të ishte 1,26 euro për liter.
Ai gjithashtu ka thënë se poashtu sikur të ngrihet TVSH-ja 18% në importin e naftës e të mbetet akciza prej 0.36 euro për litër atëherë çmimi në shitje sot do të ishte 1.49 euro për liter.
Gërxhaliu gjithashtu ka thënë se çmimi në Porto Romano, sot është 1235 euro për tonë.
“Transporti, çmimi deri në kufi për doganim, akciza, TVSh-ja dhe kostoja operative në Shqipëri po e bëjn çmimin e naftes në Kosovë ndër më të lartin në rajon! Zgjidhja egziston por duhet guxim politik për veprim!”, ka shkruar ai.