Gërvalla: Vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës është problem për Serbinë - NACIONALE

Gërvalla: Vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës është problem për Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka folur në Forumin e Bledit në Slloveni në lidhje me marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Gërvalla tha se vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës është “problem për fqinjin verior”.

Tutje, ajo tha “kemi diskutime për hapjen e urave”, duke shtuar se ato janë për lidhur njerëzit.

“Ajo çfarë po bëjmë është se kemi diskutime për hapjen e urave, sepse ato janë për të lidhur njerëzit dhe nuk duhet të mbesin simbole të ndarjes nga koha e Slododan Milosheviqit. Jemi të përkushtuar që t’u ofrojmë të gjithëve paqe dhe siguri, por po ashtu jemi të përcaktuar për luftimin e strukturave ilegale, bandave kriminale që nuk rrezikojnë vetëm shtetin por edhe qytetarët në veri. Nuk do të ndalemi së bëri gjërat e duhura vetëm pse në anën tjetër të kufirit nuk duan të na shohin tek ecim përpara. Vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës është problem për fqinjin verior. Ky është problemi”, tha Gërvalla, transmeton mediumi Koha.

Lajme të ngjashme