Gërvalla takohet kongresistin Torres, flasin për progresin e Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
Në njoftimin zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë se Torres shquhet si mik dhe mbështetës i madh i Kosovës.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se Gërvalla ka ndarë me Torres detaje rreth proceseve politike, progresit të arritur, sfidave të sigurisë në rajon, integrimeve euroatlantike si dhe bashkëpunimit në ekonomi dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.
“Duke e falënderuar për mbështetjen e madhe, Ministrja Gërvalla e njoftoi kongresistin Torres edhe rreth mërgatës së Kosovës në SHBA, organizimin e mirëfilltë të tyre, rolin e madh në shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik, si një urë e fortë mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-së.” – thuhet në njoftim.