Gërvalla: S’kam publikuar asnjë draft të Asociacionit, s’jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diaspores, është pyetur rreth draft-statuteve të Asociacionit që janë publikuar në medie gjatë javës së fundit.
Zonja Gërvalla ka theksuar se ajo nuk ka publikuar asnjë draft-statut të Asociacionit. Tutje, Gërvalla vlerësoi se ajo nuk është “përgjegjëse për industrinë e thashetheveme”.
“Unë si Ministri e Punëve të Jashtme nuk kam publikuar asnjë draft dhe unë nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve se çfarë apo nuk ndodh.” – tha ajo, transmeton Ekonomia Online.