Gërvalla sistemon në një pozitë të lartë në MPJD bashkëshortin e presidentes Osmani - NACIONALE

Gërvalla sistemon në një pozitë të lartë në MPJD bashkëshortin e presidentes Osmani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka sistemuar në një pozitë të lartë Pridnon Sadriut, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani.

Sipas vendimit, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, “zotriu i parë” është emëruar përhershëm në pozitën Drejtorit të Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në MPJD.

Prindon Sadriu me gradë Ministër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, pas përfundimit të mandatit, sistemohet përhershëm në pozitën Drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, është thënë në vendimin e MPJD-së.

Lajme të ngjashme