Gërvalla respekton guximin e Dick Martyt: Njihet si deputet i guximshëm, por t’i kërkojë falje Kosovës - NACIONALE

Gërvalla respekton guximin e Dick Martyt: Njihet si deputet i guximshëm, por t’i kërkojë falje Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka folur për miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke folur për Dick Maryn, Gërvalla tha se e respekton guximin e tij. Ajo shtoi se “nëse do të ishte këshilltare e tij”, do t’i thoshte që t’i kërkojë falje popullit të Kosovës.

“Të them të drejtën, ato lloj akuzash me të cilat ëshë konfrontuar rKosova në përgjithësi, janë më të tmerrshmet që mund të imagjinojë njeriu. Duke respektuar guximin që Dick Marti ka treguar, se gjithë është diskutuar si deputet i guximshëm që shtron tema edhe jokomode, por këtu z.Marti ka gabuar rëndë. I takon që t’i kërkojë falje popullit të Kosovës, po të isha unë këshilltare e tij, që e ka publikuar këtë raport”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se duhet t’u kërkojë falje edhe ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në fund, tha se e mirëpret rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë, por tha se një gjë e tillë po bëhet në momentin kur Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Lajme të ngjashme