Gërvalla pyet: Sa ja vlen të shpenzojmë kohë për marrëveshje që nuk e obligojnë Serbinë t’u përmbahet? - NACIONALE

Gërvalla pyet: Sa ja vlen të shpenzojmë kohë për marrëveshje që nuk e obligojnë Serbinë t’u përmbahet?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbrëmë dha një intervistë në “Zërin e Amerikës”, ku foli për disa tema, përfshirë dialogun me Serbinë.’

Duke folur për dialogun, Gërvalla është ankuar se Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Madje, ministrja Gërvalla e shtroi një pyetje në lidhje me dialogun.

“Sot, fatkeqësisht nuk jemi në gjendje të themi kemi apo nuk kemi marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, për shkak se kemi mbetur e vetmja palë, pra Kosova, që lufton për implementimin e plotë të asaj marrëveshjeje. Nëse çdo gjë që bëjmë në Bruksel nën ndërmjetësimin e partnerëve tanë evropianë, por edhe me ndihmën e partnerëve tjerë, dhe atyre të Shteteve të Bashkuara, kohën e skadencës e ka vetëm disa javë, derisa Serbia të tërhiqet nga ago vendime, atëherë duhet vetes t’ia shtrojmë pyetjen sa ja vlen që shpenzojmë kaq shumë kohë në Bruksel për marrëveshje që në fund edhe ashtu, nuk e obligojnë Serbinë t’u përmbahet.– tha ajo.

Lajme të ngjashme