Gërvalla publikon foto nga pritja e kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit italian në aeroport
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka publikuar fotografi nga pritja që i bërë në aeroport kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministrit italian, Massimo D’Alema.
Gërvalla ka thënë se ka pasur një bisedë të shkurtër ku është kujtuar roli i ish-kryeministrit D’Alema në lirimin e Presidentit Rugova dhe mikpritjen e tij në Itali.
Shkrimi i saj:
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pata kënaqësinë të mirëpres kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema, në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Gjatë bisedës së shkurtër kujtuam rolin e ish-kryeministrit D’Alema në lirimin e Presidentit Rugova dhe mikpritjen e tij në Itali.