Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë - NACIONALE

Gërvalla pretendon se po bëhet fushatë ndaj Pecit: I ndershëm deri në palcë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkëkryetarja e Guxo, Donika Gërvalla e ka cilësuar si “ministër të shkëlqyeshëm” Faton Pecin.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Gërvalla ka ngritur pretendime për “fushatë të orkestruar dhe sistematike” ndaj Pecit.

“Faton Peci është ministër i shkëlqyeshëm, sepse është punëtor i madh, i ndershëm deri në palcë, i guximshëm si rrallë kush, i ditur, i edukuar, plot integritet dhe dinjitet.

Fushatat e orkestruara dhe sistematike të muajve të fundit kundër Fatonit, para dhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, janë produkt i krimit të organizuar dhe përfaqësuesve dhe pronarëve të bizneseve mediatike, që veç gazetarë nuk janë. Shtrembërimet, trillimet dhe gënjeshtrat e tyre të hapura janë shprehja më e qartë e dëshpërimit të atyre që tentuan me sajime e fabrikime të njollosin ministrin jo vetëm të suksesshëm të qeverisë Kurti, por edhe shumë të dashur për qytetarët” – ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka pretenduar se “qytetari e njeh Fatonin”.

“Këto fushata të rreme dhe denigruese nuk pijnë ujë në Kosovë. Qytetari e njeh mirë Fatonin, e vlerëson punën dhe ndershmërinë e tij dhe prandaj me votë e ka ngritur aty ku e meriton, në mesin e më të votuarve në Republikën e Kosovës.

Jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që kemi kapërcyer, por edhe për ato që na presin gjatë

4-vjeçarit të ardhshëm. Por nuk ka fushatë njollosëse, nuk ka kërcënim e as sulm që na ndal. Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime, e ne po vazhdojmë me punët e shumta që kemi përpara, me nder, dinjitet e integritet. E në fund, qytetari është ai që na e bën vlerësimin”.

Lajme të ngjashme