Gërvalla pjesë e ceremonisë së Ditës Ndërkombëtare në Luksemburg - NACIONALE

Gërvalla pjesë e ceremonisë së Ditës Ndërkombëtare në Luksemburg

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme,Donika Gërvalla, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ka shkruar për vizitën e saj në Luksemburg, me ftesë së Dukës së Madh të Luksemburgut për shënim të Ditës Kombëtare dhe darkën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm, të organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Në këtë ditë të shënuar për Luksemburgun, e urova Dukën e Madh dhe homologun tim Bettel për Ditën Kombëtare, duke theksuar miqësinë e fuqishme dhe raportet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut, marrëdhëniet e ngushta të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të frytshëm, duke konsoliduar lidhjet tona në fusha të ndryshme si dhe duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal”, shkruan Gërvalla

Lajme të ngjashme