Gërvalla për votën e diasporës: E bën skenën politike në Kosovë më demokratike e më evropiane
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka mbajtur një fjalim në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, të cilën e organizon MPJD-ja.
Në fjalimin e saj, që e dha në kuadër të një paneli me disa diplomat të vendeve të rajonit, Gërvalla foli për diasporën kosovare.
Sipas Gërvallës, Kosova ka nevojë për përvojen e diasporës. Madje, në interpretimin e Gërvallës, vota e diasporës e bënë skenën politike në Kosovë më demorkatike dhe më evropiane.
“Përveç parave që diaspora sjellë ne kemi nevojë për përvojën e tyre nga diplomacitë e zhvilluara dhe vullnetin e tyre për të parë Kosovën të arrijë në nivel te shteteve që ata jetojnë. Na nevojitet edhe angazhimi politik i diasporës dhe mu për këtë është këshilluar mirë që t’i hapë diasporës të drejtën e votës sepse kjo e bënë skenën politike në Kosovë më demokratike, më evropiane.” – deklaroi ajo, transmeton Koha.