Gërvalla për skandalin e Martin Berishajt: Duhen fakte në tavolinë - NACIONALE

Gërvalla për skandalin e Martin Berishajt: Duhen fakte në tavolinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po kërkon fakte për skandalin financiar të ambasadorit, Martin Berishaj.

Gërvalla ka kërkuar që të gjithë atë që dyshojnë, të vijnë me fakte në “tavolinë” dhe jo të flasin sipas saj “me supozime”.

Por mendoj që ka ardhur një moment kur të gjithë ata që e vazhdojnë fushatën do të duhej ta pyesnin veten, a thua a vazhdohet fushata vetëm në bazë të supozimeve apo ka kaluar aq kohë sa në ndërkohë do të duhen faktet në tavolinë para se të vazhdojmë me fushata, me kampanja politike ndaj personave të caktuar?” – ka thënë ajo gjatë konferencës për media pas takimit me homologun e saj nga Kroacia, Gordan Grlic-Radman.

Më tej, Gërvalla ka thënë se Berishaj është përgjigjur në pyetjet e Komisionit Parlamentar, ku sipas saj, të gjithë janë pajtuar dhe pastaj kanë deklaruar “diçka tjetër”.

Në marrëveshje edhe me ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadori Berishaj i ka dhënë përgjigjet e tij në komisionin parlamentar ku është dashur të japë deklaratën e tij, e kam ndjekur me shumë vëmendje atë seancë të komisionit parlamentar, e kam parë që asnjë pyetje nuk ka mbetur pa përgjigje në atë seancë të komisonit parlamentar, edhe e kam parë miratimin e anëtarëve të komisionit të deklaratave të ambasadorit Berishaj gjatë asaj seance dhe prandaj më habit shumë fakti që pa pritur e pa kujtuar muaj më vonë, të njëjtit persona që kanë qenë të pranishëmn në atë seancë dhe që kanë pohuar dhe tundur kokën për secilën prej deklaratave të ambasadorit Berishaj më pas dalin dhe deklarojnë diçka krejt tjetër për një seancë të cilën e kemi parë të gjithë publikisht.” – ka thënë Gërvalla.

Ajo bëri edhe këtë premtim.

Unë nuk besoj që ambasadori Berishaj e ka problem t’u japë përgjigje mediave tona me siguri në një moment kur do të ketë më pak angazhime bilaterale, do t’ju thërrasim një ditë dhe do t’ju qëndrojmë të dy, pyetje-përgjigje pa asnjë lloj problemi, pa asnjë lloj refuzimi.” – ka theksuar ajo.

Duhet të kujtojmë se dhjetëra fakte janë prezantuar nga mediat për përfshirjen e ambasadorit Berishaj në skandalin financiar në Slloveni.

Lajme të ngjashme