Gërvalla merr pjesë në takimin e VV-së me mërgatën, mungojnë zyrtarët tjerë të partisë Guxo
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila është edhe njëra nga kryetarët e partisë Guxo, ka marrë pjesë në tubimin e partisë në pushtet që ka organizuar me mërgatën.
Në takimin “Lëvizjes me Mërgatën” nuk është parë ndonjë zyrtarë tjetër i partisë Guxo.
Në dhjetëra fotografi që VV-ja ka postuar nga ky takim shihen shumë ministra të Qeverisë Kurti dhe deputetë të VV-së.
Aty nuk shihet ministri i Bujqësisë Faton Peci dhe ndonjë deputetë i partisë Guxo, të cilën e kishte themeluar presidentja Vjosa Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti se fundit i kanë ftohur raportet.
Shefja e shtetit nuk i ka kursyer kritikat ndaj Kurtit dhe Gërvallës.