Gërvalla: Kosova po sulmohet nga Rusia në mënyrë hibride pas mbështetjes me pajisje ushtarake për Ukrainën - NACIONALE

Gërvalla: Kosova po sulmohet nga Rusia në mënyrë hibride pas mbështetjes me pajisje ushtarake për Ukrainën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është ankuar se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin “X”, Gërvalla e ndërlidhi këtë pretendim me mbështetjen me pajisje ushtarake që Kosova po i ofron Ukrainës pas pushtimit të paprovokuar të Rusisë.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, ka shkruar Gërvalla.

Lajme të ngjashme