Kryediplomatja kosovare: Selakoviq nuk ma përmendë mbiemrin, sepse Gërvalla është vrimë e errët e Serbisë - NACIONALE

Kryediplomatja kosovare: Selakoviq nuk ma përmendë mbiemrin, sepse Gërvalla është vrimë e errët e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në fjalimin e saj në Organizatën e Kombëve të Bashkuara, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka replikuar me homologun serb Nikola Selakoviq, i cili iu referua kryediplomates kosovare si “Schwarz” e jo si “Gërvalla”.

Gërvalla tha referenca si “Schwarz” është e menduar teksa tha se ministri serb nuk mund ta quante në emrin e babait të saj sepse një çështje e tillë është e rëndë për Serbinë.

Gërvalla tha babanë e saj e ka vrarë shërbimi sekret serb.

“Nuk desha të iu mërzis me këto sulme personale, por nuk mund të kaloj këtë. Selakoviq nuk arriti as të më thërras emrin, emri im është Gërvalla, ka arsye që nuk mund të më thërras emrin tim. Babai im është vrarë nga shërbimi i sigurisë së Serbisë. “Për këtë është e vështirë të përmendet emri Gërvalla apo qysh do që e quani ju. Është një vrimë e errët e Serbisë për këtë mbiemër”, tha Gërvalla ajo në Këshillin e Sigurimit.

Lajme të ngjashme