Gërvalla flet për bllokimin e kufirit: Dëshmi e synimeve hegjemoniste të Serbisë
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, ka folur për paralajmërimet për bllokimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë në pjesën serbe.
Sipas Gërvallës, kjo është dëshmir e synimeve hegjemoniste të Serbisë.
“Kosova mbetet e përkushtuar në partneritetin me NATO-n si garanci për mbrojtjen e paqes në rajon. Në këtë kontekst, e shohim Serbinë si rrezik real për stabilitetin rajonal. Kërcënimet për bllokimin e pikave kufitare janë dëshmi e shtuar e synimeve hegjemoniste por edhe e veprimeve provokuese dhe destabilizuese të Serbisë që shkojnë përtej kërcënimeve verbale”, ka deklaruar Gërvalla gjatë një konference me homologun e saj turk, Hakan Fidan.