Gërvalla çudit: Në media e kuptova që Osmani ka qëndrim tjetër rreth letrës për KiE - NACIONALE

Gërvalla çudit: Në media e kuptova që Osmani ka qëndrim tjetër rreth letrës për KiE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka folur për raportetet e saja me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilat i ka cilësuar si të mira.

Megjithatë, në intervistën në Kosovapress, kryediplomatja kosovare ka çuditur me një qëndrim.

Në këtë intervistë, Gërvalla ka treguar se në medie e ka kuptuar që Osmani ka mendim tjetër rreth letrës që ajo e dërgoi në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Është e vërtetë se në media e kam kuptuar se presidentja ka një qëndrim tjetër rreth asaj letre e cila është dërguar për shkaqe objektive brenda një kohe shumë të shkurtër, jo vetëm Kosova por në koordinim me akterë të rëndësishëm ndërkombëtar, të cilët kanë dashur të shfrytëzojnë këtë mundësi, si një mundësi 90 me 10. Pra, nëse 90 për qind nuk funksionon, dhe unë kam qenë e gatshme qoftë edhe 10 përqindëshin e mundësisë ta shfrytëzoj me qëllim të kemi sukses. Suksesin nuk e patëm, letra humbi vlerën e saj, dhe nuk është diçka e cila e ka dëmtuar as shtetin dhe strategjinë tonë me temat që përmendën në atë” - ka shtuar Gërvalla.

Lajme të ngjashme