Gënjen Dimal Basha për shkrimin anti-UÇK: “E shkrova veç një kapitull për islamin fundamentalist, isha student” - NACIONALE

Gënjen Dimal Basha për shkrimin anti-UÇK: “E shkrova veç një kapitull për islamin fundamentalist, isha student”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në fakultete është elementare dallimi se çka është të jesh “bashkëautor” dhe çka është të jesh “autor kontribues”. Por, Dimal Basha, Kryetar i Kuvendit, gënjeu publikin se ka kontribuar veç “një kapitull” të artikullit famëkeq kundër UÇK-së dhe se ishte “student” ndonëse i kishte 33 vjet më 2012.

Thotë se ka “kontribuar” veç në kapitullin 3 për Islamin Fundamentalist dhe jo pjesën për UÇK-në. Në shkrim akademik bashkëautorësia nënkupton që të dy autorët kanë përgjegjësi të plotë për tekstin që kanë botuar.

Postimi i plotë i Bashës:

Të dashur qytetarë,

Nuk është hera e parë që sulmohem me të pavërteta nga qarqe të caktuara, mirëpo para gjithë qytetarëve kam përgjegjësinë dhe obligimin t’ju jap llogari dhe sqarim për akuzat e ngritura sot.

Punimi që po qarkullon në media është i vitit 2012, në kohën kur unë kam qenë student. Autorësia ime në këtë artikull i përket vetëm Kapitullit 3, i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën. Këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë.

Në lidhje me këtë çështje, tashmë është sqaruar për media edhe vet autorja Jana Arsovska, e cila ka dërguar një email demantues, dhe e ka bërë të qartë që unë kam dorëzuar për publikim vetëm Kapitullin 3 dhe mbaj përgjegjësi vetëm për përmbajtjen në atë kapitull.

Unë, Dimal Basha, e çmoj lart luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Nga goja ime dhe nga duart e mia nuk është shkruar dhe nuk do të mund të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë.

I kërkoj falje qytetarëve që janë shqetësuar nga ky raportim i rremë, dhe prandaj lus mediat që të raportojnë drejtë dhe saktë, e në veçanti për tema kaq të ndjeshme, që nuk lidhen vetëm me mua personalisht, por me tërë popullin e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme