Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri - Itali
Arbitri kosovar, Genc Nuza do të ndajë drejtësinë për miqësoren mes Shqipërisë dhe Italisë që zhvillohet më 16 nëntor.
Nuza përmes një shkrimi në rrjetin social "Facebook" shkroi se është tejet i lumtur dhe është gati të jep më të mirën.
"Të nderuar miq,
Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, SHQIPËRI - ITALI e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, Air Albania.
Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij niveli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi. Së bashku me asistentët Fatlumin, Bujarin dhe kolegët e nderuar nga Shqipëria do të japim më të mirën në këtë ndeshje.
Na prift e mbara", shkroi ai.
