Geci flet për Hashim Thaçin dhe Ibrahim Rugovën: Ky ishte kontributi i tyre - NACIONALE

Geci flet për Hashim Thaçin dhe Ibrahim Rugovën: Ky ishte kontributi i tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevahir Geci, bashkëluftëtari i Adem Jasharit, ka rrëfyer ekskluzivisht për fillimet e UÇK-së dhe për rolin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova gjatë luftës.

Geci në një intervistë për Pressing të T7, ka thënë se pjesë e grupit të Adem Jasharit, kanë qenë edhe ish-krerët e shtetit, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Ai gjithashtu, ka thënë se ish-presidenti Thaçi ishte pjesë e aksioneve të para në Runik të Drenasit.

Hashim Thaçin e kam njoftë, ka qenë pjesë e jona e celulave të para të UÇK-së. Kadri Veseli po ashtu. Aksionet e para ata i kanë marrë në Drenas, Runik. Hashim Thaçi është një gjeneratë më e re se unë, ’67. Ka qenë pjesë e grupit të Adem Jasharit. Pjesë e aksioneve në Drenas e Runik ka qenë edhe Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

Geci, ka shuar dyshimet nëse Hashim Thaçi ishte pjesë e vijave të frontit, duke thënë se se kur dëgjon të kontestohet roli i tij në luftë nuk ndihet mirë.

Ka qenë pjesë e vijave të frontit të luftës, celulave të para të UÇK-së. Në Runik, Thaçi ka qenë koordinator i aksionit”, ka thënë ai.

“Kontestohet prej njerëzve të politikës, që nganjëherë s’të bëjnë të ndihesh mirë. Ka qenë pjesë e gjithçkafit, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Kadri Veseli e komandanti Adem Jashari. Komandant e kemi njoftë Adem Jasharin”, ka shtuar ai.

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit ka folur edhe për presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën dhe kontributin e tij.

Tutje, ai ka thënë se Rugova nuk urrehej nga UÇK, dhe me pas ka treguar se fotografinë e Rugovës e kishte mbajtur në sallon deri në vitin 1998.

Politika e Rugovës e ka afirmuar çështjen e Kosovës, e ka informuar botën që në Kosovë po zhvillohej një dhunë në të gjitha format. Rugova s’ka qenë i urryer prej kërkujt. As prej Adem Jasharit. Kur ke lufta në 27 nëntor ’97-ën vetëm ne e dinim se sa jemi të rrezikuar dhe me çfarë përballeshim, kurse politikanët në Prishtinë jepnin deklarata se ata kanë qenë të frustrum, që kanë mundësi të jenë njerëz të manipulum”.

Ajo na bënte neve të ndiheshim të demotivum. Në njëfarë forme s’kemi qenë të përkrahur nga politika pacifiste e Rugovës, por s’ka pasur as zëra atëherë që ta stopojnë apo ndalojnë politikën e saj. Unë ’98 qershor ose korrik m’u ka djegur shtëpia, fotografinë e Rugovës e kam pasur n’sallon ku kam jetu me familje. S’kam dashur ta heqë, edhe pse me 26-in e kam ndjerë veten shumë të ofendum”, ka thënë ai në Pressing.

Lajme të ngjashme