Gazprom-i ia ndal furnizimin me gaz Letonisë - NACIONALE

Gazprom-i ia ndal furnizimin me gaz Letonisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania shtetërore ruse e gazit, “Gazprom”, të shtunën ia pezulloi furnizimin me gaz Letonisë pas tensioneve të Moskës me Perëndimin për luftën në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë.

“Sot, Gazprom-i i pezulloi të gjitha furnizimet me gaz për Letoninë... për shkak të shkeljeve të kushteve”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Gjiganti rus të mërkurën e pakësoi furnizimin me gaz në Evropë përmes gazsjellësit “Rrjedha Veriore” për rreth 20 për qind të kapacitetit.

Shtetet e Bashkimit Evropian e kanë akuzuar Rusinë për pakësim të furnizimit si hakmarrje ndaj sanksioneve kundër luftës në Ukrainë.

Këtë javë, Bashkimi Evropian arriti pajtueshmëri për një plan për pakësimin e konsumimit të gazit në solidaritet me Gjermaninë.

Lajme të ngjashme