Gazi Amerikan | Gorani për deklaratën e Kurtit: T’i thuash ShBA-së “kam ide më të mirë” është ofendim
Opinionisti Dukagjin Gorani kritikoi ashpër qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj kërkesës së SHBA-së për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan. Sipas tij, përgjigjja e Kurtit nuk është thjesht gabim politik, por një veprim i pamend që rrezikon ta vendosë Kosovën në përplasje me aleatin e saj më të rëndësishëm.
“Me i thënë jo një propozimi të aleatëve, ajo është refuzim, por me i thënë unë e kam një ide më të mirë, ajo është ofendim. Ajo që e pashë këto ditë, kryeministri Kurti doli dhe tha që ne e kemi një ide më të mirë. Mu kjo më brengos më shumë, sesa me i pas thanë jo. Me i thanë ti aleatit tanë kryesor për një projekt gjeopolitik, i cili është me dekada Iimenduar, me i thënë që ne e kemi një ide më të mirë, mendoj se është e pamend dhe krejt vendin munden me na fut në një situatë që neve na dëmton shumë", tha ai ne Rubikon.
Ai shtoi se në raste të tilla nuk bëhet fjalë për një debat të zakonshëm politik, por për rreshtim strategjik me partnerin kryesor ndërkombëtar.
“Neve nuk na është ofruar një diskutim, por një kërkesë, një thirrje, një apel”, deklaroi ai, duke theksuar se aleancat kanë edhe kosto politike.