Gazetat serbe i “gëzohen” dënimit të Salih Mustafës, UÇK-në e quajnë “terroriste”
Dënimi prej 26 vjetësh i Salih Mustafës, ish-komandanti i UÇK-së, nga Gjykata Speciale për krime lufte, është raportuar edhe në mediet në Serbi.
Novosti ka shkruar se “Komandanti i njësisë guerilase BIA në UÇK-në “terroriste”, Salih Mustafa, është dënuar sot në vendimin e parë të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, me një dënim të njësuar prej 26 vjetësh burgim”.
Me të njëjtën gjuhë ka raportuar edhe gazeta Danas e Serbisë, duke e titulluar artikullin “Ai është fjator! Salih Mustafa, komandant i dënuar i UÇK-së terroriste”.
Ndërsa Tanjugu raporton se ish-komandanti i UÇK-së është dënuar me 26 vjet burgim për krimet e të “ashtuquajturës” UÇK së Zlash të Prishtinës.
Ndërsa gazeta Blic e Serbisë shkruan se rreth “aktgjykimit të parë për krimet e UÇK-së, Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim”.
“Siç njoftoi gjykata në Hagë, trupi gjykues gjatë caktimit të dënimit theksoi se akuzat në këtë rast kanë të bëjnë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të Mustafës” – shkruan Blic.