Gazetarja Hajdari: Kurti përmendi një afat për të cilin askush nuk ishte i vetëdijshëm
Gazetarja Una Hajdari ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur një afat për marrëveshjen me Serbinë për të cilin askush nuk ishte i vetëdijshëm.
“Kurti tha se “Borrelli donte që ne të përqendrohemi në një marrëveshje për targat, unë vazhdova të këmbëngulja se e tërë kjo duhet të përfshihet në Marrëveshjen Finale.” Kurti pretendon se Borrelli nuk është duke e shqyrtuar më marsin e vitit 2023 si afat për nënshkrimin e marrëveshjes (afat për të cilin askush nuk ishte i vetëdijshëm)”- shkroi ajo në Twitter.
The statements that came from the Kosovan and Serbian sides, respectively, after the meetings held in Brussels today were some of the most bizarre I’ve heard in years, so after going over all of them several times I thought it’d be worth comparing them all in a thread 🧵:
— Una Hajdari (@UnaHajdari) November 21, 2022
Çfarë tha Kurti
"Në propozimin që na e kanë sjellë zotërinjtë Borrell dhe Lajçak për deklaratën e përbashkët, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023. Pra që ne po vijmë këtu në Bruksel për t'u marrë vesh drejt një ecjeje të re, për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023"- ka thënë Kurti, duke i kritikuar zyrtarët e BE-se se kanë hequr dorë nga misioni i tyre.
"Me keqardhje mund të them që përfaqësuesi lartë Borrell hoqi dorë nga ky afat, marsi 2023, dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve”- është shprehur ai.
Megjithatë, ai është shprehur i gatshëm për t`i vazhduar bisedimet për këtë çështje.
"Unë jam i gatshëm të zhvilloj takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë: marrëveshja finale me normalizim të plotë të marrëdhënieve, që e ka njohjen reciproke në qendër, dhe çështjet aktuale të natyrave të ndryshme, si puna e këtyre targave. Mirëpo nuk bën njëra pa tjetrën"- ka thënë Kurti.