Gazetarja e RTK-së, zëdhënësit të Qeverisë: Mjetet që i përkasin RTK-së janë pjesë e buxhetit për vitin 2025 - NACIONALE

Gazetarja e RTK-së, zëdhënësit të Qeverisë: Mjetet që i përkasin RTK-së janë pjesë e buxhetit për vitin 2025

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetarja e RTK-së, Edona Bodvorica, i ka reaguar ashpër zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryziu, duke i thënë se mjetet që i përkasin RTK-së janë të ndara në thesar dhe janë pjesë e buxhetit për vitin 2025.

Ajo ka bërë me dije se nuk ndodh kurrfarë shkelje ligjore, nëse qeveria me vendim transformon mjetet e nevojshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka treguar se si do të duhej të vepronte Qeveria.

“Perparim Kryeziu, mjetet që i përkasin RTK-së, janë të ndara në thesar dhe janë pjesë e buxhetit për vitin 2025, i miratuar nga Parlamenti i Kosovës. Kurfar shkelje e ligjit,thjeshtë transferim i mjeteve me vendim të Qeverisë me kusht që pas formimit të Komisionit Parlamentar të votohet raporti i shpenzimeve të RTK-së. - Hua nga Qeveria,deri në formimin e Komisionit Parlamentar. -Letër-garanci për RTK-në nga Ministria e Financave ose Qeveria, për një overdraft që do të mundësonte pagesën e pagave të punëtorëve të RTK-së. Plot zgjidhje ka veç vullnet me na i dhanë pagat për të cilat punojmë në Rtk, e nga të cilat jetojnë 700 familje!”, ka shkruar Bodvorica.

Lajme të ngjashme