Gazetari shqiptar e quan Qosjen “enverist”, thotë se s’mundi ta lexonte krejt shkrimin pro Kurtit - NACIONALE

Gazetari shqiptar e quan Qosjen “enverist”, thotë se s’mundi ta lexonte krejt shkrimin pro Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ermal Mulosmani, gazetar nga Shqipëria, ka shkruar në lidhje me shkrimin e gjatë të Rexhep Qosjes, akademik, shkrimtar dhe albanolog i njohur, në të cilin e përkrahu kryeministrin Albin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mulsomani e ka cilësuar Qosjen si enverist, duke sqaruar se nuk dëshiron ta përçmojë me këtë term.

Deri këtu nuk kisha asnjë habi. Sigurisht një enverist i majtë i deklaruar, nuk ka ku gjen një forcë tjetër më të përshtatshme për idetë e tij. Dhe kjo fjala “enverist” nuk ka absolutisht si qëllim të poshtërojë Qosen. Aspak. Por realisht nuk po dija sesi ta shprehja më saktë cilësinë më të spikatur ideologjike të tij. Qose historikisht ka pasë një nderim ndaj gjithë trashëgimisë hoxhiste, që nga gjuha, institucionet akademike, figurat qendrore të shkencës dhe akademizimit, etj. Ai gjithmonë ka ndarë shqetësimin historik me kolegen Rudina Xhunga për tatëpjetën që po merrte shqiptarizmi në demokraci” – ka shkruar Mulosmani.

Tutje, Mulsomani ka treguar se nuk ka arritur ta lexojë deri në fund shkrimin e Qosjes.

“Nuk shkova më poshtë. Shpirti robespierian i një plaku tek të 90-at, dëshira për konfiskim, burgosjen e të korruptuarve që ia pijnë gjakun Kosovës, nuk kishte sesi të mos ia ngrinte shpirtin peshë!” – ka vazhduar ai.

Lajme të ngjashme